Vetaksident në Suharekë, vdes një 23-vjeçar
Një 23-vjeçar ka vdekur pas një vetaksidenti në fshatin Studeqan të Suharekës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu, i cili tha se i riu është dërguar me shenja jete deri në emergjencën e Prizrenit, por ka vdekur para se të nisej për QKUK.
“Rreth orës 19:40 në fshatin Studeqan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident. Së pari i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, më pas po bëhej gati që të transferohej në QKUK, por ka ndërruar jetë para se të nisej për atje. Sipas informacioneve, viti i lindjes së viktimës është 1999”, u shpreh ai.
Tutje, Baraliu bëri të ditur se ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.