Për një ‘grabujë’/ Dy burra bëhen llom mes vete në Malishevë, djali i njërit i hakmerret të dyshuarit – e rrah në Polici

Dy persona kanë përfunduar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, si pasojë e lëndimeve që morën pasi u rrahën mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 në lagjen Mirdita, ku dy të dyshuarit A.M. dhe N.K., pas një fjalosjeje për një mjet të punës (grabujë), janë përleshur fizikisht mes vete, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Pasi ata shkuan në spital, për rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët i shoqëruan dy të dyshuarit në stacion policor për intervistim.

E gjithë drama nuk përfundon me kaq, pasi që në konflikt u përfshi edhe djali i njërit nga të dyshuarit, A.K., i cili shkoi në stacion të Policisë dhe në sy të zyrtarëve policorë sulmoi fizikisht të dyshuarin tjetër, A.M., në shenjë hakmarrjeje për babain e tij.

I riu është arrestuar dhe i është nënshtruar procesit të intervistimit nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari A.M. dhe djali i të dyshuarit tjetër janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

CATEGORIES
TAGS
Share This