Suharekë: Për dy javë 23 aksidente, 2 vetëvrasje në tentativë

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë e që janë publikuar në vazhdimësi.

Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 22 aksidente në trafik, kryesisht me dëme materjale, 3 raste lëndim trupor, 1 deklarim i rrem, 4 raste sulm, 3 vjedhje , 4 dëmtim prone, 2 vetëvrasje në tentativ, 2 raste dhunë familjare , 1 rast ndërhyrje në sistemin kompjuterik, 1 shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, 1 mashtrim, 1 armbajtje pa leje dhe 5 raste te kanosjës. Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 924 tiketa për kundervatje.

CATEGORIES
Share This