Ky është 39-vjeçari që humbi jetën tragjikisht duke prerë dru në mal
news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Burincë të komunës së Gjilanit, ku një 39-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori gjatë kohës që po priste dru në një mal, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën pasi e zuri një lis është Kosum Reka nga fshati Korbliq Kaçanikut.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

CATEGORIES
Share This