New York/ Shqiptari hedh gruan 35-vjeçare nga pallati në ditën e saj të ditëlindjes, vdes menjëherë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në New York të SHBA-së në një familje shqiptare.

Bashkëshorti dyshohet se ka hedhur nga pallati gruan e tij 35-vjeçare në ditën e saj të ditëlindjes. Fatkeqësisht gruaja ka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes.

Mësohet se çifti kishte dy fëmijë por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pasi autoritetet amerikane nuk kanë dhënë akoma detaje në lidhje me vrasjen si dhe me gjeneralitetet e çiftit.

CATEGORIES
Share This