Situata në veri/ Mblidhen krerët e shtetit në takim, liderët e opozitës s’marrin pjesë

Krerët e shtetit, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, janë mbledhur në një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi të Presidencës, bëhet e ditur se takimi u zhvillua me qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Sipas komunikatës, të ftuar në këtë takim ishin edhe liderët e opozitës të cilët s’morën pjesë.

 “Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Presidenca thotë se “do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjikë”.

CATEGORIES
TAGS
Share This