Konfirmohet çifti final i turneut të tenisit “Suhareka Open”
Lirim Gashi dhe Beson Gashi do të përballën kundër njëri-tjetrit në finalen e turneut të tenisit “Suhareka Open”
Beson Gashi në gjysmëfinale e mposhti Mërgim Bajraktarin 2:0 në sete [6:1, 6:3], ndërkaq Lirim Gashi fitoi përball Kreshnik Zenelajt 2:0 në sete [6:3, 6:4]
Finalja pritet të zhvillohet të enjten në ora 09:00 dhe para duelit final do të kemi një tjetër ndeshje, ku do të përballen Ganimete Morina dhe Pranvera Musaj. Të dy këto vajza vijnë nga “Qyteti i Kampionëve” dhe para pak kohësh i kanë sjellur Suharekës një trofe.
Ganimete Morina e cila është Kryetare e Asocacionit të Para-Tenisit në karrocë në Kosovë dhe Pranvera Musaj antare e asosacionit te Para Tenisit me karrocë para pak javësh u bënë kampione në Asocacionin e Para-Tenisit në Kosovë, në Lojrat e Para Sportit të Kosovës 2022, të mbajtur në Vushtrri në Akademine Policore.
Ndryshe, ky turne po përkrahet nga disa biznese si dhe nga Komuna e Suharekës.
Kujtojmë që ky turne po mbahet për vitin e dytë me radhë dhe pjesmarrës janë vetëm lojtarë amator nga Komuna e Suharekës.