Ballkani i pamëshirshëm për La Fioritan, merr fitoren më të thellë në Evropë – Albion Rrahmani realizon het-trik
Ballkani është kualifikuar në rrethin e tretë të Ligës së Konfernecës, pas dy fitoreve ndaj skuadrës nga San Marino, La Fiorita.
Pas fitores në ndeshjen e parë 0-4, Ballkani ka shkëlqyer edhe në të dytën ku ka fituar me rezultat të thellë 6-0.
Ka qenë një ndeshje ku ka shkëlqyer sulmuesi i talentuar Albion Rrahmani i cili ka realizuar het-trik, duke u bërë i pari futbollist i një klubi kosovar që shënon tre gola në garat evropiane.
Sulmuesi qendror realizoi golat në minutat shtatë, nëntë dhe të 69-tën duke kompletuar het-trikun e tij të parë në karrierë në arenën evropiane.
Tre golat e tjerë për Ballkanin u shënuan nga Ermal Krasniqi 75′ si dhe Leonit Abazi në minutat 73 e 91.
Në rrethin tjetër Ballkani do të luaj me fituesin e duelit Sutjeska – Klaksvik.