Lirohen nafta, publikohet tavani i çmimeve për 24 orët e ardhshme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimet tavan të karburanteve, thuhet se nafta për 24 orë do të jetë 1.69 euro për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.53 euro për litër ose 3 centë më lirë se një ditë më parë.
Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i gazit mbetet 0.78 euro për litër.
Çmimet vlejnë deri të hënën në orën 10:00.
CATEGORIES Lajme