Drita dhe Ballkani mësojnë gjyqtarët që do t’i gjykojnë ndeshjet e kthimit në Prishtinë

Drita dhe Ballkani do t’i zhvillojnë në kryeqytetin kosovar Prishtinë ndeshjet e kthimit të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.

Ballkani është një hap larg kalimit të raundit, pasi në ndeshjen e parë mposhti La Fioritan me rezultat të thellë 0-4.

Në anën tjetër Drita shkaktoi një befasi të madhe duke ndalur gjigantin belg Royal Antwerp në barazim 0-0.

Tanimë dy skuadrat kosovare kanë mësuar edhe emrat e gjyqtarëve që do t’i gjykojnë ndeshjet e kthimit në Prishtinë.

Ballkani pret La Fioritan të martën me fillim nga ora 20:00 në ‘Fadil Vokrri’, derisa drejtësinë në këtë takim do ta ndajë gjyqtari suedez Adam Ladeback me ndihmësit Daniel Yng dhe Niclas Ivarsson, ndërsa i katërt do të jetë Victor Wolf.

Të enjten stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të jetë i stërmbushur kur Drita do të jetë nikoqire e Antwerpit.

Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë holandezi Sander Van Der Eijk me asistentët Rens Bluemink e Dyon Fikkert, derisa Martin Perez do të jetë gjyqtar i katërt.

CATEGORIES
TAGS
Share This