Plani për t’i shitur 10 hektarë tokë në Suharekë – Ky është i arrestuari i fundit

Para një jave u publikuan emrat e dy të dyshuarve që u kapën në flagrancë në komunën e Suharekës, duke tentuar të shesin hiç më pak se 10 hektarë tokë në vlerë prej një milion euro me dokumente false. Përveç Haljim Isufit 43-vjeçar dhe Snezana Milisavljeviçit 51-vjeçare, tashmë Policia ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person të dyshuar lidhur me këtë rast.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i arrestuari i tretë është Seydi Kalo,58-vjeçar, i cili bashkë me të dyshuarit e tjerë po hetohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”. 

Me vendim të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetimet për arrestimin e personit të katërt po vazhdojnë.

CATEGORIES
TAGS
Share This