Kosova i kërkon Serbisë që t’ia kthejë një unazë martese të arit nga periudha romake
Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është duke vazhduar me publikimin e artefakteve të cilat janë marrë nga Serbia.
MKRS, këtë herë e kërkoi që në Kosovë të vjen një unazë e arit, e cila thotë se është gjetur në Gllamnik.
“Unaza e artë e martesës me gur, e cila tregon bashkimin e duarve të djathta, nënkupton një marrëveshje, por gjithashtu simbolizon besnikërinë dhe miqësinë. Është gjetur në lokacionin e periudhës romake në Vindenis, Gllamnik, Kosovë”.
“Unaza është një nga artefaktet 1247 të Kosovës, të cilat ende mbahen ilegalisht dhe padrejtësisht nga Serbia. Kosova kërkon kthimin e tyre në shtëpi”, kanë shkruar në Twitter.
TAGS Hot News