“Kërcënon” sërish COVID-19, mbi 1 mijë e 200 raste të reja në Kosovë

Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 1.219 raste të reja pozitive me COVID-19, nga 3283 testime gjithsej.

Ndërkohë, janë shëruar 257 persona dhe është nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga virusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht në Kosovë janë 4225 raste aktive me COVID-19, ndërsa 267 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar te qytetarët që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe që të vaksinohen.

IKSHPK-ja, shton se me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët mbi moshën 12 vjeç duhet të vaksinohen me tre doza.

CATEGORIES
TAGS
Share This