U mbajt takimi i sigurisë lokale

U mbajt takimi i sigurisë lokale

Në takimin e sotëm për siguri lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës z.Mihrije Suka, e cila është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës.

Ajo, ka veçuar punët në terren me projekte të ndryshme infrastrukturore etj… si dhe fushatën e korrje-shirjeve e cila po shkonë për së mbari.

Nga Policia e Kosovës, është raportuar se situata ka qenë e qetë, por me disa raste: aksidente trafiku 9, dëmtim prone 3, kanosje 2, sulm 1, vjedhje 1, lëndim aksidental 2, armë-mbajtje pa leje 1, dëmtim i mjetit 1, ngacmim seksual 1, tiketa kundërvajtje 512.

Po ashtu policia ka bërë thirrje për kampanjën “Festo me zemër e jo me armë”.
Nga KFOR-LMT, kanë deklaruar se janë duke punuar me angazhimet e tyre të përditshme.

CATEGORIES
TAGS
Share This