Vëllezërit shqiptarë lënë pa fjalë publikun e America’s Got Talent (VIDEO)

Vëllezërit nga Shqipëria, Arnold dhe Artan Balla kanë dhuruar një performancë të jashtëzakonshme akrobacioni në “America’s Got Talent”.

Arnoldi, 25 vjeç dhe Artani, 20 vjeç, me performancën e tyre, e lanë pa fjalë publikun dhe jurinë.

Ata arritën t’i sigurojnë tri “PO”, për rundin tjetër.

“America’s Got Talent” zbulon talentët e të të gjitha moshave – këngëtarë, kërcimtarë, magjistarë, komikë, muzikantë dhe më shumë – shfaqen para gjyqtarëve të famshëm të cilët vendosin se cilët garues vazhdojnë në garë çdo javë. 

Më poshtë e gjeni videon e performancës së vëllezërve Balla:

CATEGORIES
TAGS
Share This