Arrestohen një burrë dhe një grua në Suharekë, po përgatisnin shitjen e 10 hektarëve tokë në vlerë një milion euro me dokumente false

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pas një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë, Odën e Noterëve dhe Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, duke tentuar t’i shesin 10 hektarë tokë, vlera e të cilave është rreth një milion euro.

H.I., dyshohet se ka falsifikuar letërnjoftimin e pronarit legjitim të pronave në atë zonë, e më pas ka autorizuar të dyshuarën S.M., që të vazhdojë shitjen e pronave.

“Veprimet inkriminuese të të dyshuarve konsistojnë ashtu që, i dyshuari në fjalë pasi ka falsifikuar letërnjoftimin e pronarit legjitim të pronave në këtë zonë, më pas ka autorizuar të dyshuarën me iniciale (S.M), që e njëjta të vazhdoj me shitjen e pronave së bashku me personin (H.I.) i cili ka shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, ku sipërfaqja e pronave që kanë pretenduar t’i shesin arrin afërsisht dhjetë (10) hektar, në vlerën aktuale përafërsisht rreth një milion Euro, por kjo është ndaluar duke i arrestuar të dyshuarit e lartcekur në flagrancë, falë angazhimeve dhe punës se përbashkët të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, me Institucionet e lartcekura”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

CATEGORIES
TAGS
Share This