Njihuni me atleten e re nga Suhareka me rreth 30 medalje [VIDEO]
Është shumë e re në moshë, por ka arritur të grumbullojë rreth 30 medalje e mirënjohje.
Që e vogël u dallua për angazhimin e pasionin ndaj sportit.
Trupi i saj pasqyron disiplinën e një atleteje të suksesshme, ngjashëm siç kishte qenë më parë edhe halla e saj, ish-kampione e Kosovës në atletikë.
Aurora Vataj thotë se atletika e përmbush dhe se është sporti të cilin e praktikon me më shumë qejf.
null
Përditshmëria e saj fillon qysh në orët e para të mëngjesit me ushtrime në parkun e qytetit të Suharekës.
Por ky lokacion nuk i përmbush kriteret për të ushtruar ajo e sportistët e tjerë. Për këtë kërkon më shumë investime.
Synim ka të mbërrijë ta përfaqësojë Kosovën në lojëra olimpike.
Punon shumë për të realizuar ëndrrën e saj.
Familja është mbështetja e saj më e madhe, por krahas tyre do të duhej të ishte edhe përkrahja institucionale, e cila po mungon.
Nxënësja përveç atletikës pëlqen edhe sportet e tjera, për të cilat gjen kohë po ashtu.