Kjo është pasuria e kryetarit Bali Muharremaj
Kryetari Muharremaj ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme kap shifrën e 560 mijë eurove.
Ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 200 mijë eurosh, truall në vlerë prej 160 mijë euro, ara (livadh) në vlerë prej 100 mijë euro dhe dy banesa nga 50 mijë euro.
Të gjitha këto, ai thotë se i ka bërë nga të hyrat dhe trashërgimitë.
Po ashtu kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka deklaruar pasuri të luajtshme, një veturë e cila kap shifrën prej 10 mijë eurove.
Muharremaj ka deklaruar se vetura është blerë nga të hyrat.
Ndërkaq sa i përket të hyrave vjetor, ai ka deklaruar se të hyrat e tij vjetore është vetëm paga nga Komuna e Suharekës, ku kap shumën neto prej 15,877.20 Euro.
CATEGORIES Lajme