Vjen reagimi nga “Xhebrailat” pas ngjarjeve të fundit mes klubit dhe Kushtrim Gashit
Futbollisti i Ballkanit, Kushtrim Gashi tashmë ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit, ndonëse ka kontratë edhe për një vit tjetër.
Ai ka paraqitur kërkesën për shkëputjen e kontratës, pas raporteve jo të mira me trajnerin Ilir Daja, i cili së fundmi nuk e ka ftuar fare Gashin në udhëtimin e klubit në Lituani, shkruan Gazeta Olle.
Për rastin në fjalë kanë reaguar edhe tifozët e klubit, “Xhebrailat” në faqen zyrtare të tyre.
Ata theksojnë se asnjë lojtar dhe trajner nuk është më i madh se klubi dhe logo e kësaj skuadra.
Postimi i plotë nga Xhebrailat:
Një gjë le ta dinë të gjithë lojtarët që janë dhe ata që do vinë, të gjithë tranjerët e i gjithë bordi drejtues, se asnjëri nuk jeni më të mëdhenjë se kjo LOGO!
KËRKUSH MBI KLUB 🟠⚫
FORCA BALLKAN 🟠⚫
/Gazeta Olle/