Kolgeci: Në Kosovë gjatë vitit të kaluar çdo 26 minuta ka ndodhur një aksident trafiku
Experti i komunikacionit z.Selman Kolgeci gjatë një interviste në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova ka thënë se në bazë të statistikave për vitin 2021,mesatarisht qdo 26 min ka ndodhur një aksident në rrugët e vendit tonë.
Aksidentet në trafikun rrugor paraqesin një problem të natyrës multi-disiplinare pra edhe përballja me këtë problem do kërkonte angazhimin e të gjithë institucinëve relevante si Policia e Kosovës,Ministria e punëve të Brendshme ministria e infrastrukturës divizioni i patent shoferëve dhe divizioni i automjetëve,ministria e drejtësisë,autoshkollat dhe në veqanti rol të rëndësishëm në këtë problem japin vet ngasësist e automjetëve.
Me përfshirjen e të gjithëve besoj që do të arrijm ta zvogëlojmë dukshëm numrin e aksidentëve në trafikun rrugorë e në veqanti atyre me fatalitet.
Gjatë vitit 2021 sipas të dhënave të cilat i posedoj kemi pasur 96 aksidente me fatalitet dhe këto janë shifra që me të vertetë do të duhet ti ngrisë në këmbë të gjitha institucionet relevante në vend.