Paralajmërohen reshje dhe vërshime të shpejta edhe në Suharekë
Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), (Sektorit të hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), duke filluar nga pasditja e datës 08 deri më 09 korrik 2022, pritet të ketë reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe jugore, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit.
Sipas IHMK-së, intensiteti dhe sasia më e madhe e tyre pritet të jetë në pjesë jugore dhe jugperëndimore të Kosovës.
Siç njoftojnë nga ky institut, si pasojë e këtyre reshjeve nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Pellgun e Lumit Lepenc (Brezovicë, Shtërpcë, Kaçanik, Hani Elezit, Ferizaj), pastaj pjesa jugore e Dukagjinit (rrethi i Prizrenit, Therandës, Dragashit etj), mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit.