Inspeksioni ka dënuar qytetarin që hodhi mbeturinat në hapësirë publike

Drejtoria e Inspeksionit në Suharekë pas raportimit të kryetarit Muharremaj se një qytetar i papërgjegjshëm ka shëmtuar hapësirën publike duke hedhur mbeturina, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe i kanë shqiptuar gjobë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Është inspektuar hapësira publike në Rrugën “Hasan Prishtina” në Suharekë, ashtu siç njoftoi kryetari Bali Muharremaj

Drejtoria jonë, ka dal në teren dhe ka shqiptuar gjobë mandatore për dëmtuesin.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin dhe mos të bëjnë hudhjen e mbeturinave jashtë kontejnerëve, përndryshe do të përballet me ligjin!

Drejtoria e Inspekcionit

CATEGORIES
TAGS
Share This