Dalin shifrat – Sa u besojnë serbët Policisë, Ushtrisë, Presidencës e Kryeministrisë

Një sondazh i realizuar nga organizata joqeveritare amerikane “International Republican Institute” për Ballkanin Perëndimor ka nxjerrë edhe shifrat që tregojnë besueshmërinë e qytetarëve serbë në disa nga institucionet e Kosovës.

Në bazë të këtyre statistikave të kryera nga janari deri në shkurt të këtij viti, besueshmëria e serbëve të Kosovës në institucionet e shtetit është shumë më e vogël krahasuar me shqiptarët.

Ndërsa, përjashtim bëjnë vetëm ato fetare, për të cilat serbët në shumicë u përgjigjen se iu besojnë

60 përqind e serbëve të Kosovës s’i besojnë Policisë së Kosovës, ndërsa për ushtrinë përqindja rritet deri në 72 përqind. Edhe më pak besueshmëri ata kanë në Presidencë e Kryeministri. 73 përqind e të anketuarve janë përgjigjur s’e nuk i besojnë Presidencës, ndërsa 74 përqind janë shprehur se nuk i besojnë Kryeministrisë.

Megjithatë, në këtë anketë serbët u përgjigjen ngjashëm me shqiptarët sa i përket institucioneve religjioze. 74 përqind e serbëve thanë se besojnë në këto institucione, ndërsa përqindja e shqiptarëve është edhe më e madhe – 80 përqind.

International Republican Institute është një organizatë amerikane jofitimprurëse, jopartiake e cila angazhohet për avancimin e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën.

CATEGORIES
Share This