Gjyqtarët nga Kosova delegohen për ndeshjen e Ligës së Konferencës

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është caktuar nga UEFA së bashku me asistentët e tij për të gjykuar një ndeshje në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.ADVERTISING

FFK ka njoftuar me anë të faqes zyrtare delegimin e gjyqtarëve nga Kosova për të gjykuar ndeshje ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Visar Kastrati, i cili është caktuar nga UEFA në një ndeshje në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kastrati do të gjykojë takimin ndërmjet skuadrës Fola nga Luksemburgu dhe Tre Fiori nga San Marino.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-sur-Alzette të Luksemburgut, më 7 korrik në orën 20:00.

Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt Mentor Ajeti. /Telegrafi/

CATEGORIES
Share This