Sot protestohet për shkarkimin e Hekuran Muratit

Partia Socialdemokrate e Kosovës kërkon dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët e UÇK-së.

Kjo parti do të mbajë një protestë sonte në orën 19:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për shkarkimin e Muratit.

Në një konferencë për media, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj theksoi se, Qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po e ushqen një qasje kundër UÇK-së.

CATEGORIES
TAGS
Share This