Qeveria të ndalon lokalet e gastronomisë të shërbejnë alkool për të miturit
Qeveria e Republikës ka marrë vendim dje që lokalet e gastronomisë të furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik dhe të shërbejnë ujë nga çezma.
Gjithashtu, sipas vendimit të ekzekutivit, objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale.
Mirëpo, një kërkesë shtesë është dhënë nga qytetarët në rrjetet sociale.
Sipas tyre, Qeveria Kurti duhet të marrë masa dhe të bëjë trysni tek lokalet e gastronomisë që të ndalojnë shërbimin e alkoolit për të miturit.
“Nën moshën 18 vjeçare në market s’mundeni të blini alkool. Kurse, në kafiteri mundesh me ble s’ka asnjë problem? Ndalojeni alkoolin për të mitur…”, ishte kërkesa e disa qytetarëve në rrjetet sociale.
Kujtojmë se dje ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se e gjitha kjo po bëhet që qytetarët të kenë ujë të shëndetshëm dhe të sigurt për pije.
“Me qëllim që të vendosim standardet normative të ujit për konsum njerëzor dhe në mënyrë që të mbrohet shëndeti i njerëzve që uji të jetë i pastër dhe i shëndetshëm në objektet e gastronomisë: në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohet nga ujësjellësi publik, pronari i objektit nuk mund t‘iu ndalojë qytetarëve që të furnizohen me ujë nga rubineti; në rastet kur objekti i gastronomisë nuk furnizohet me ujë nga ujësjellësi publik, pronari i lokalit duhet ta respektojë nenin 7 dhe 8 të udhëzimit administrativ 10/2021 për ujë të destinuar për konsum njerëzorë dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK dhe të njëjtën ta ekspozojë në lokal”, tha Latifi në mbledhjen e Qeverisë.
Ky propozim u miratua unanimisht nga kabineti qeveritar. /Indeksonline/