Suharekë: 32-vjeçari ia ngacmon seksualisht gruan vëllait që gjendet në Zvicër
Një rrahje në mes të disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë në Studençan të Suharekës, si pasojë e një rasti të ngacmimit seksual, ku dyshohet se është i përfshirë njëri prej tyre.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri nga të dyshuarit e ka ngacmuar seksualisht kunatën e tij, gruan e vëllait, i cili nuk gjendet në Kosovë. Për shkak të ngacmimit, plasi sherri mes tij dhe disa familjarëve, për çka u desh intervenimi i Policisë.
Viktima e këtij rasti, një grua 30-vjeçare ka deklaruar para zyratërve policorë se e ka njoftuar bashkëshortin i cili ndodhet në Zvicër për rastin e ngacmimit nga vëllai i tij dhe më pas është larguar nga shtëpia.
Policia ka arrestuar të dyshuarin për këtë rast, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor prej 48 orësh.