“Ose e imja ose t’bëj probleme me burrë”/ Ky është 31-vjeçari që u denoncua për ngacmimin seksual të familjares
Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast të ngacmimit për të cilin Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet, nën dyshimet se një 31-vjeçar nga Rahoveci nga ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare, e cila është familjare. Sinjali mëson se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim.
Burimet brenda Prokurorisë thonë se i dyshuari që u ndalua për 48 orë është Faton Avdijaj, që u denoncua nga viktima, e cila pretendon se i njëjti e ngacmoi në një takim që e kishin pasur gjatë ditës së djeshme.
Sipas ankueses, gjithçka ndodhi pasi u takuan me ftesë të të dyshuarit për të biseduar, ku gjatë komunikimit, i njëjti e ka ngacmuar me fjalët se ‘që sot ti do të jesh e jemja, ose kom me t’shkaktu probleme me burrin ton’, duke tentuar po ashtue dhe ta përqafojë me zor.
Si rezultat i raportimit të rastit, Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur dhe shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij. Sinjali mëson se gjatë intervistimit nga ana e hetuesve policorë, i dyshuari e ka mohuar kategorikisht ta ketë ngacmuar seksualisht viktimën.
Pa përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim seksual’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.