E habitshme/ Shqiptari i kafshon veshin klientit për 50 euro në Itali

Një shqiptar në Itali ka sulmuar një klient në një lokal në jug të Trentos. Ky sulm po del të jetë i pazakonshëm, ngase personi me origjinë shqiptare ka kafshuar veshin e viktimës, për 50 euro.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, pasi e kafshoi, shqiptari e goditi burrin me grusht dhe i shtrëngoi qafën derisa ai humbi ndjenjat, përcjell Gazeta Sinjali.

Për të, Prokurori Publik ka kërkuar masën e paraburgimit nga gjyqtari për Hetimet Paraprake.

Për shtetasin shqiptar janë hapur dyert e burgut Spini di Gardolo ku është kufizuar liria e tij.

CATEGORIES
Share This