“T’q*fsha robtë n’p***” – Tifozi në Mitrovicë shan zyrtarët policorë pasi s’arriti të sigurojë biletë për ndeshjen në basketboll

Interesimi i madh për ngjarjet sportive qofshin në futboll apo basketboll, në qytetet e Kosovës shpesh di të krijojë tollovi në qendrat për shitjen e biletave. Fluks të madh pati edhe sot në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ku një numër i madh i tifozëve shkuan të blejnë biletat për ndeshjen basketbollistike Trepça – Ylli, raporton Gazeta Sinjali.

E jo gjithçka atje shkoi ‘vaj’, pasi që me t’u harxhuar biletat që ishin në stok për shitje, Policia tentoi të shpërndajë turmën. Por një i ri i mllefosur ka sharë e ofenduar zyrtarët policorë që mbanin rendin.

Posa e urdhëruan të riun 18-vjeçar që të largohet që aty, ata hasën në rezistencë dhe u ballafaquan me fyerje nga tifozi me fjalët ‘T’q*fsha robtë n’p***”.

Kjo bëri që zyrtarët policorë të reagojnë menjëherë dhe të arrestojnë të riun mitrovicas.

Pas intervistimit në Stacion Policor, me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit iniciohet rasti ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike’.

CATEGORIES
TAGS
Share This