Arsyetimi i Ilir Dajes për humbjen nga Malisheva
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas humbjes ndaj Malishevës në shtëpi me rezultat 3-2.
Ai ka thënë se ekipi i tij në këtë ndeshje më shumë ishte në festë sesa në fushë.
“Me shpalljen kampion u pa që motivimi i lojtarëve dhe roli i tyre në fushë në këtë ndeshje nuk ishte i duhuri”.
“Janë gjëra që ndodhin, por personalisht do të preferoja që ndeshjet që i kemi deri në fund, t’i vlerësojmë në maksimum”.
“Deri te fillimi i garave evropiane i kemi edhe dy muaj dhe nuk duhet ta ulim ritmin nëse duam të bëjmë diçka”.
“Malisheva e bëri punën e vet dhe e përgëzoj. Sot, ne ishim më shumë se festë se në fushë”, ka thënë Daja.