Drejtoresha e inspeksionit ka një apel për qytetarët


Apel nga drejtoria e Inspeksionit

Drejtoresha e Inspeksionit të Komunës së Suharekës, Albulena Kokollari apelon qytetarët:

MOS DJEG GOMA!

Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve – 1 Majin, në vendin tonë praktikohet djegia e gomave dhe mbeturinave, veprime të tilla të shëmtuara e që e ndotin rëndë mjedisin.

Andaj ju bëj apel qytetarëve të Komunës së Suharekës që të përmbahen nga kjo formë e shënimit të kësaj feste, e cila është e papranueshme, e rrezikshme dhe nuk përkon asgjë me ne, e as me traditën tonë.

Me qëllim të parandalimit të rasteve eventuale, inspektorati komunal do të jetë në detyrë dhe do të gjobitë çdo kënd që praktikon formë të tillë të shënimit të kësaj feste.

CATEGORIES
TAGS
Share This