Kryetari Muharremaj priti në takim komandantin regjional të KFOR-it

Kryetari Muharremaj priti në takim komandantin regjional të KFOR-it

Në zyrën e tij, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, priti në takim komandantin Regjional të Brigadës Perëndim (KFOR) Kolonel Marco JAVARONE.

Kryetari Muharremaj dhe koloneli Javarone, diskutuan për shumë ç’ështje që janë në interes të qytetarëve, e duke theksuar të dyja palët se bashkëpunimi do të vazhdoj tutje, në shumë sfera.

Kryetari Muharremaj, gjatë takimit u shpreh se:

“Jam i nderuar me vizitën e komandantit Regjional të Brigadës Perëndim (KFOR) Koloneli Marco JAVARONE. Takimet tona të përbashkëta e thellojnë edhe më tej miqësinë tonë”.

Ndërsa, mysafirët, e kanë përcjellur aksionin për pastrim të ambientit, e që e konsideruan shumë të vlefshëm.

Poshtu bashkëpunimi në projekte tjera të ndryshme nuk do të mungoj.

CATEGORIES
TAGS
Share This