Përdoruesit e WhatsApp këshillohen të kenë kujdes nga një mesazh i rrezikshëm
Të gjithë përdoruesit e WhatsApp kanë marrë një paralajmëruar për të pasur, kujdes pasi në telefonat e tyre mund të vijnë mesazhe të rreme që synojnë të vjedhin të dhënat personale.
“The Sun” shkruan se mashtruesit po dërgojnë mesazhe në WhatsApp duke u prezantuar si “suporti” i aplikacionit, por ju gënjen që të jepni informacione me të dhënat personale.
Blogu WhatsApp WABetaInfo po paralajmëron përdoruesit që të kenë kujdes nga “llogaritë mbështetëse” të rreme.
Mashtruesit përdorin foto profili që duken zyrtare dhe të verifikuara si të Whatsapp. Por ka një mënyrë të thjeshtë për të konfirmuar nëse llogaria është e vërtetë apo jo.
Suporti i vërtetë i WhatsApp në pronësi të Meta do të ketë shenjën e verifikimit me ngjyrë të gjelbër pranë emrit.
Kjo shenjë nuk është e disponueshme për mashtruesit.
Nëse një llogari si kjo në foton lart ju dërgon mesazhe, shpërfilleni dhe fshijeni menjëherë mesazhin.
Nëse ju jepni kodin tuaj të verifikimit gjashtëshifror, do t’u japë atyre akses në llogarinë tuaj.