Zarfi që fshihte sinqeritet dhe përgjegjësi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë ë shtëpinë e Hoxhë Blerim Musliut.

Sipas Hoxhës një ëraon i ka lënë atij para derës një zarf me para, për ti shpërndarë aty ku ka nevojë. Më emocionuese e bën fakti që përsoni që ka dhuruar paratë nuk ka dashur të identifikohet. Më poshtë mund të lexoni rrëfikin e Hoxhë Berim Musliut:

“Në një ditë të zakonshme Ramazani, jo rrallëherë troket dera nga njerëz të ndryshëm, që nga ata që kërkojnë këshilla e porosi, e deri tek ata që kërkojnë ndihmë për nevoja të caktuara.

E kur sot trokiti dera, mendova se do të jetë një trokitje e tillë.
Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro.

Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë. E një emocion edhe më i veçantë ishte ai që në thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush jam.

Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë.

E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësve.

Zoti na gëzoftë ditën kur do të takohemi me Të!”

CATEGORIES
Share This