Lista e top golashënuesve në Superligë pas xhiros së 30-të
Sulmuesit Kreshnik Uka dhe Gerhard Progni janë në krye të listës së golashënuesve në elitën e futbollit kosovar kur kanë kaluar 30-të xhiro.
Futbollisti i Drenicës dhe ai i Gjilanit kanë nga 18 gola gjithsej, me Ukën që dallohet për shkak se ka më pak gola nga penalltia sesa Progni, raporton Demokracia.com.
I treti në këtë listë me katër gola më pak është sulmuesi maqedonas i Dritës, Marko Simonovski.
Top 5-shen e mbyllin Ermal Krasniqi i Ballkanit e Besnik Krasniqi i Prishtinës me nga 10 gola të regjistruar.
LISTA E GOLASHËNUESVE – TOP 10
Kreshnik Uka (Drenica) – 18 gola – 5 nga penalltia
Gerhard Progni (Gjilani) – 18 gola – 8 nga penalltia
Marko Simonovski (Drita) – 14 gola – 0 nga penalltia
Ermal Krasniqi (Ballkani) – 10 gola – 2 nga penalltia
Besnik Krasniqi (Prishtina) – 10 gola – 8 nga penalltia
Valmir Veliu (Llapi) – 8 gola – 0 nga penalltia
Hamdi Namani (Drita) – 7 gola – 0 nga penalltia
Ardit Tahiri (Drita) – 6 gola – 0 nga penalltia
Ahmed Januzi (Dukagjini) – 6 gola – 1 nga penalltia
Shend Kelmendi (Gjilani) – 6 gola – 0 nga penalltia.