Rrahje masive në Nëpërbisht
Arrestohen tre persona për përfshirje në veprën penale “lëndim trupor”
Prizren, më 14 prill 2022
Më 13 prill 2022 rreth orës 22:37, policia është njoftuar se nëfshatin Neprebisht të Suharekës, ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Reagimi i patrullave policore ka qen i menjëhershëm.
Në vendngjarje, patrullat policore kanë hasur në disa persona tëdyshuar të përfshirë në rrahje, të cilët kishin lëndime trupore.
Personat e hasur në vendngjarje janë: • Xh. K., (viti i lindjes 1969, mashkull kosovar), • S. K.,(viti i lindjes 1996, mashkull kosovar),• F.K., (viti i lindjes 1960, mashkull kosovar), dhe • B.K., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar).
Policia i kanë afruar ndihmën mjekësore të lënduarve, i kanë dërguar në Q.K.M.F.-Suharekë për tretman mjekësor. Tëdyshuarit XH.K dhe S.K janë dërguar ne Spitalin Rajonal Prizren, kurse të dyshuarit F.K dhe B.K pas tretmanit mjekësor janë dërguar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar ndalohenpër 48 orë, kurse i dyshuari XH.K lirohet ne procedurë tërregullt. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Stacionit Policor Suharekë.