Nga sot hapet këndi i arkivës së Shqipërisë në bibliotekën e qytetit

Nga sot hapet këndi i arkivës së Shqipërisë në bibliotekën e qytetit

Në bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha”, është hapur këndi i arkivës së Republikës së Shqipërisë, në të cilin kënd të gjithë qytetarët, studiuesit, studentët, nxënësit etj, mund të shkojnë të ulen tek këndi për të kërkuar material arkivor që nga koha e shekullit të V e këndej.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj,Mihrije Suka, drejtoresha e Kulturës znjsh.Lorika Gashi dhe drejtori i Arsimit z.Remzi Bajselmani e po ashtu edhe profesori i historisë z.Xhemajli Shala së bashku me zyrtarë të bibliotekës, kanë pritur delegacionin e Arkivit shtetëror të Shqipërisë, për t’a bërë përurimin e këtij këndi shumë me interes për të gjithë qytetarët në përgjithësi e për studiuesit e historisë dhe jo vetëm në veçanti.

Andaj, Komuna e Suharekës i bënë thirrje të gjithë të interesuarve, që të shkojnë në bibliotekë dhe të furnizohen me informacione nga arkivi historik shqipëtar.

CATEGORIES
TAGS
Share This