U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve
U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve
Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Suharekës e ka mbajtë mbledhjen e rregullt të së hënës.
Nënkryetarja znj.Mihrije Suka e ka udhëhequr takimin dhe ka folur për aktivitetet e javës që e lamë pas.
Kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi, i ka njoftuar drejtorët me rendin e ditës për mbledhjen Asamblesë, që do të mbahet më datë 30.03.2022, në ora 10:00.
Ndërsa drejtorët kanë raportuar për projektet dhe aktivitetet e javës së kaluar si dhe për aktivitetet që do të zhvillohen në këtë javë.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News