Muharremaj dhe Totaj, së bashku organizojnë eventin historik
Kryetari i komunës së Suharekës, së bashku e kryetarin Shaqir Totaj nga Prizreni, me rastin e 144 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit kanë organizuar eventin historik, duke mirëpritur vëllezër dhe motra nga të gjitha trojet Shqiptare.
Totaj ka bërë me dije se :
Më 10 Qershor 2022 në Prizren, takohemi vëllezer e motra nga të gjitha trevat shqiptare, në kujtim të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kryetarët e të gjitha komunave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, do të ftohen për ta nderuar historinë e cila na frymëzoi për bashkim.
Me kryetarin Bali Muharremaj nga Komuna e Suharekës, do t’i mirëpresim të gjithë, të na bashkohen në organizim, për ta shënuar 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Lidhja Shqiptare është festë kombëtare, prandaj do bashkohemi të gjithë, në vendin ku simbolizohet historia jonë.