Disa të dhëna për fshatin Semetisht

Ky vendbanim shtrihet rreth 7 km në veriperëndim të Thera-ndës, në një luginë, me kodra përreth. Është vendbanim i tipit të grum-bulluar.

Është karakteristike se në këtë fshat si dhe nëpër fshatrat tjera të kësaj treve ka burime të shumta – gurra, ku dhe lani janë të koncentruar vendbanimet.

Sipërfaqja: 720 ha, 08 ari, 42 m.

Në këtë vendbanim lagjet më të njohura janë: Imerajt, e Burimit, Hoxhajt I dhe II, Elezajt, Jonuzajt, Bahtijajt, Isufajt etj., të gjithë Bytyç.

Mikrotoponimet më karakteristike: Pllaze, Leshka, Kopaça, Arat mbi Katund, Te Vneshtet, Rrezina, Kuçishtë etj.

Është vendbanim i vjetër i banuar me popullatë iliro-dardane. Në vendin e quajtur Kopaça mal në lindje të fshatit ka gjurmë të vendbanimit të vjetër. Është ruajtur mikrotoponimi Lugu i Kishës, në pjesën veriore jo larg shkollës. Afër shkollës gjenden edhe varrezat e vjetra në të cilat nuk janë bërë gjurmime arkeologjike. Rastësisht aty janë gjetur unaza, monedha, skelete. gurë etj., në thellësi të ndryshme.

Duke u bazuar në gjurmët arkeologjike, në ato që flitet në popull si dhe konfiguracionin e terrenit, del se prej Therande deri në Breshancë dhe prej Therande deri në Mamushë kishte qenë vendbanim i dendur dhe macja ka mundur të ecën nëpër kulme të shtëpive dhe mure.

Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën mesjetare të vitit 1348. Më vonë përmendet në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 me emrin Shemesta dhe kishte 7 shtëpi, 4 beqarë dhe 1 çift.

Në qendër të fshatit është xhamia e vjetër mbi 350 vjet.

Me emrin Semetishta është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në vitin 1935 në këtë vendbanim pushteti serb solli 7 familje kolone sllave me 36 anëtarë. Familjet kolone ishin vendosur në pjesën e poshtme të fshatit, afër lumit, në tokën më pjellore të marrë nga popullata shqiptare vendëse. Thuhet se kolonëve iu ishte dhënë toka e punuar dhe e mbjellë. Ata vetëm i kishin marrë frytet.

Në vitin 1956 një familje u shpërngul në Stamboll. Mirëpo, për shkak të kushteve më të mira për jetë më se 90 familje gjatë periudhave të ndryshme janë shpërngulur nga ky vendbanim dhe janë vendosur në Prizren, Ferizaj, Prishtinë e gjetiu.

Shënimet statistikore: 
në vitin 1879 kishte 35 shtëpi shqiptare; 
në vitin 1913 – 543 banorë; 
në vitin 1919 – 41 shtëpi shqiptare me 358 banorë; 
në vitin 1921 – 42 shtëpi me 374 banorë; 
në vitin 1948 – 70 shtëpi me 606 banorë; 
në vitin 1953 – 80 shtëpi me 663 banorë; 
në vitin 1961 – 84 shtëpi me 764 banorë (763 shqiptarë, 1 serb); 
në vitin 1971 -85 shtëpi me 994 banorë shqiptarë; 
në vitin 1981. -122 shtëpi me 1243 banorë shqiptarë.

Para agresionit serb fshati kishte rreth 195 shtëpi me 1789 banorë shqiptarë. Nga sulmet serbe në këtë fshat në vitin 1999 u shkatërruan apo u dogjën më se 173 shtëpi dhe objekte tjera banimi dhe ndihmëse, pastaj shkolla me tërë dokumentacionin e saj dhe xhamia. Lufta me vete mori katër jetë njerëzish – viktima të terrorit serb (3 burra e një fëmijë 15 vjeçar). Popullata më 25 mars 1999 ishte dëbuar në Shqipëri. Këtu një kohë ishte spitali, kuzhina, depoja e municionit, burgu i UÇK-së. Sipas shënimeve të Kuv

CATEGORIES
TAGS
Share This