Të dhëna interesante për fshatin Gelancë
Ky vendbanim shtrihet rreth 8 km në jug të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar, në një pjesë të rrafshët, që thuhet se afër ishte tokë moçalike. Këtu takohen dy lumenjtë Shushica dhe Lumi i Bardhë që bashkohen në këtë fshat.
Në këtë lokalitet, përkatësisht në pjesën qendrore të fshatit janë zbuluar disa varreza të vjetra me gurë të mëdhenj dhe në to është gjetur një unazë.
Në veri të këtij lokaliteti ka ekzistuar vendbanimi i vjetër i quajtur Tarazhda. Tarazhda përmendet në kartën e shenjëtërve Mihal dhe Gabriel te Prizreni të vitit 1348 gjatë caktimit të mexhëve me fshatin Nistra. Lokaliteti i Tarazhdës është shtrirë prej Gjinocit kah Gelanca, Caparci e deri në Novak. Sot, ato pjesë kryesisht janë vreshta.
Mikrotoponimet më karakteristike në këtë vendbanim: Pojatina, Leska, Tarazhda, Atava, Kopliku, Masbregu etj.
Në burimet e shkruara e hasim si vendbanim në një hartë austriake të hartuar më vonë në bazë të shënimeve të vitit 1689. Thuhet se banorët e parë në këtë vendbanim ishin disa familje rome.
Disa familje të vjetra shqiptare myslimane e katolike dhe një serbe ishin shpërngulur nga ky vendbanim, ndërsa, familjet e sotme kryesisht kanë ardhur nga Grejkoci (prona të të cilëve ishin këto toka), pastaj nga Budakova, Gurkuqi (Maqiteva), Çadraku, Dardhishta (Krushica), Jezerci dhe një familje nga Luma etj.
Me emrin Glançe, përkatësisht Galanqa është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Prej vitit 1926 – 1927 në lokalitetin Gelanca – Novaka u kolonizuan 4 familje koloneme 21 anëtarë.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 9 shtëpi (8 shqiptare – 3 myslimane e 5 katolike, 1 serbe);
në vitin 1913 – 161 banorë;
në vitin 1918 – 22 shtëpi me 133 banorë (20 shtëpi shqiptare katolike me 111 banore dhe 2 serbe me 12 banorë);
në vitin 1921 – 16 shtëpi me 147 banorë; në vitin 1948 – 29 shtëpi me 184 banorë;
në vitin 1953 – 54 shtëpi me 332 banorë;
në vitin 1961 – 66 shtëpi me 490 banorë shqiptarë;
në vitin 1971 – 79 shtëpi me 721 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 – 103 shtëpi me 1027 banorë shqiptarë.
Në regjistrimin serb të vitit 1991 ishin regjistruar edhe 42 banorë egjiptasë.
Në vitin 1999, sipas shënimeve të marra nga banorët vendorë, fshati kishte 165 shtëpi me rreth 1700 banorë (130 familje shqiptare dhe 35 egjiptase).
Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitit 2000 kishte 1715 banorë, kuptohet shqiptarë.
Fshati i shpëtoi agresionit serb, përveç tri dyqaneve afër rrugës së asfaltuar Prishtinë-Prizren që janë shkatërruar. Një banor i fshatit është vrarë nga granatimet. Një pjesë e popullatës së fshatit më 3 prill 1999 është dëbuar në Shqipëri, kurse gjysma tjetër ka mbetur në fshat,