Refki Gollopeni me ekspozitë, në rezidencën e Kandira Yelkencioğlu në Turqi
Piktori Refki Gollopeni, ka hapur ekspozitën e tij personale në Kandira të Turqis. Këtë njoftim e bën të ditur Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Suharekës.
Nga data 6 deri me 12 Mars në Komunën Kandira në Turqi u organizua Punëtoria Ndërkombëtare e artit “ART PËR TË ARDHMEN ” dhe “ART PËR PAQEN”.
Gollopeni, i cili protestoi kundër luftës Rusi-Ukrainë dhe konflikteve kudo në botë, e pikturoj një pikturë me simbolikë të “paqes”, ku dhe vetë ai ju kërkoi artistëve të huaj dhe të ftuarve të tjerë të shkruanin fjalë që simbolizojnë paqen në gjuhën e tyre. Në pikturë, kryebashkiaku i Kandira Adnan Turan shkroi edhe fjalën “dashuri”.
Ekspozita, e cila u hap në rezidencën Kandira Yelkencioğlu me mbështetjen e Guvernatorit të Qarkut Kandira, Bashkisë Kandira dhe shkollës së mesme Kefken Şehit Oğuz Kır, përmban 45 vepra origjinale të 40 artistëve nga 21 vende.
Në kuadër të ekspozitës, morën pjesë 8 piktorë të huaj nga SHBA-ja, Spanja, Austria, Kosova, Turqia dhe Polonia.