UNDP, sot ka organizuar tryezën në Suharekë, për projektin “Fuqizimi i veprimit lokal për klimën”
Enver Shabani, drejtor i Shërbimeve Publike, është i emëruar udhëheqës i këtij projekti profitabil për Komunën e Suharekës. Ai e ka hapur takimin dhe i ka përshëndetur të pranishmit për pjesëmarrje, duke vazhduar me një rezyme lidhur me projektin.
Ndërsa përfaqësuesit nga UNDP, kanë dhënë sqarime për projektin që do të realizohet në Komunën e Suharekës, i cili lidhet direkt me… siç e kanë quajtur ata, projekti i natyrës unike për ndryshime klimatike.
Pjesë e takimit ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, e cila edhe është anëtare e ekipit për projektin në fjalë si dhe zyrtarë të tjerë komunal e po ashtu edhe përfaqësues nga sfera të ndryshme.
Objektiv i projektit është mbështetja e komunave në tranzicionin e tyre dhe zvoglimi i emetimeve të gazrave.