“KRIZË E MADHE”, MEMLI KRASNIQI: NË PRILL, MAJ E QERSHOR QYTETARËT TË MOS I PAGUAJNË KREDITË

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se qeveria e Kosovës duhet të marrë veprime për të ndihmuar qytetarët në këtë krizë të rritjeve të çmimeve.

Thotë se qytetarët e Kosovës do të duhej të kishin mundësinë që të mos paguanin këstet e kredive prej prillit deri në muajin qershor.

Deklaratat Krasniqi i bëri në emisionin Pressing duke folur për krizën aktuale me rritjen e çmimeve.

“Duhet me u heq TVSH’ja për një periudhë të caktuar nga produktet esenciale. Hiqe TVSH’në prej miellit, prej qumështit, prej vajit, prej orizit, sepse janë domosdoshmëri të momentit”, tha Krasniqi.

“Unë mendoj se në këtë moment duhet me shku deri në nivelin e veprimeve që s’janë marrë më herët sepse situata është e tillë, është e jashtëzakonshme pothuajse, dhe ta zëmë me shpallë mundësinë me Bankën Qendrore, që njerëzve me ua mundësua tre muajt e ardhshëm, në prill, maj dhe qershor, mos me i paguar kreditë. Me u shty tre muaj në fund por këta tre muaj me pas mirëkuptim me bankat, me gjet mundësinë si mos me u ndikuar negativisht por për tre muaj njerëzit me pas hapësirë që ato këste të kredive me i shpenzuar për mirëqenie të tyre sepse pasiguria është rrit”, shpjegoi Krasniqi.

CATEGORIES
TAGS
Share This