Muharremaj paralajmëron një aksion të madh pastrimi gjatë muajit prill

Takimi i Task Forcës për ambient të pastër

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka ftuar në takim Task Forcën për ambient të pastër.

Ky takim mbahet sepse në muajin Prill, do të organizohet aksion për pastrim total të ambientit në komplet territorin e Komunës së Suharekës.

Kryetari Muharremaj tha se pjesë e aksionit do të jenë shumë akterë duke filluar nga Policia e Kosovës, FSK, OJQ të ndryshme, Shoqata e Bizneseve të Suharekës, shoqëria civile, nxënës të shkollave të mesme dhe të cikleve të larta, Eko-Regjioni etj.
Ky aksion ka për qëllim pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Po ashtu, kryetari Muharremaj, do t’i ftojë edhe qytetarët vullnetmirë që t’i bashkohen këtij aksioni të madh, për një ambient të pastër.

Në takim, nga të pranishmit u tha se ambienti i pastër e tregon edhe kulturën e një vendi, andaj t’a mbajmë ambientin pastër që të shpërfaqim kulturë të mirë.

CATEGORIES
TAGS
Share This