Parlajmërimet e Abdixhikut për krizën dolën të vërteta, ky ishte poropozimi i tij për Kurtin para një muaji – VIDEO

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kohë më parë kishte paralajmëruar se si pasojë e një lufte potenciale në Ukrainë, edhe Kosova do të përballej me krizë për miell dhe produkte të tjera bazë. 

Qysh në fillim të shkurtit, ai kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masat e duhura, që të blejë miell në bursë, me qëllim të tejkalimit të kësaj sfide.

Abdixhiku po ashtu kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa para krizave eventuale, të cilat tashmë veç sa paralajmëroheshin, në mënyrë që qytetarët t’i përballonin më lehtë ato.

Në rastin e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ai, kishte thënë se Qeveria nuk kishte reaguar me kohë për të rezervuar blerjen e energjisë elektrike me çmim më të volitshëm, ashtu siç kishin bërë shumë vende. Ndërsa, njëra ndër propozimet e tij ka qenë që qytetarët të lirohen për një kohë nga pagesa e TVSH-së në faturat e energjisë elektrike.

Ai ditë më parë, si rezultat i shtrenjtimit të naftës, ka propozuar katër pika për të bërë më të përballueshme rritjen e çmimeve. Njëra ndër pikat e propozuar ishte reduktimi i akcizës dhe zvogëlimi i TVSH-së në naftë për tre muajt e ardhshëm.

Ndryshe, ka kohë që Abdixhiku insiston që Qeveria e Kosovës duhet të ofrojë një pako politikash fiskale e zhvillimore që zbusin këtë ngritje të çmimeve. 

CATEGORIES
TAGS
Share This