Dy raste të vjedhjes në Komunën e Suharekës vetëm 24 orët e fundit

Policia e Kosovës në raportin 24h dërguar mediave, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Suharekës kanë ndodhur:


VJEDHJE E PYLLIT 

Fsh. Maqitevë, Suharekë NN. Është raportuar se të dyshuar të panjohur,  kanë prerë dhe vjedhur një sasi të konsiderueshme të drunjtëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policor dhe pylltarët për të konstatuar vlerën e demit të shkaktuar. Rasti nën hetime.

VJEDHJE 

Fsh. Topliqan, Suharekë 05.03.2022 – 20:42. Është raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur dy pompa uji, një bateri (akumulator) dhe një inventar solar, të cilat ishin të vendosur në një fushë të hapur pronë e AKP-së. Vlera e dëmit është i konsiderueshëm, mirëpo nuk dihet vlera e saktë. Rasti është duke u hetuar.  

CATEGORIES
Share This