Kosovari në Zvicër e kërcënon me vrasje vajzën e tij pasi deshi ta ndërronte gjininë
Gjykata e Qarkut në Mels të Zvicrës, ka liruar nga akuza një baba kosovar i cili akuzohej se ka kërcënuar me vrasje vajzën e tij transgjinore, e cila donte të kryente operimin për ndërrimin e gjinisë.
Avokati mbrojtës i të dyshuarit ka deklaruar para Gjykatës se në këtë rast nuk ka viktima, transmeton Gazeta Sinjali.
Në sallën e gjyqit mungoi vajza, pasi kishte hequr dorë nga akuza dhe nuk dëshironte ta kundërshtojë babain e saj.
Ishte vetë vajza ajo e cila e lajmëroi rastin në verën e vitit 2019, ku kishte pohuar se babai i saj donte ta rrahte ose edhe ta vriste, pasi ajo kishte thënë se dëshiron ta ndërroj gjininë.
“Nëse vazhdon kështu, unë po të jetë nevoja do të të vras”, citohet të ketë thënë vajza në denoncimin e saj.
Po ashtu ajo kishte deklaruar se babai i saj i kishte thënë se do ta rrihte ditë e natë deri sa të ‘shërohej’.
Para trupit gjykues, kosovari kishte deklaruar në fjalën e tij mbyllëse se “Është fëmija im dhe une e di si është puna me të”.
Gjyqtari ka thënë se janë të pavlefshme deklaratat nga marrja në pyetje. Përveç kësaj, kërcënimi i bërë nga babai nuk mund të ndiqet penalisht nëse nuk dëshiron e dëmtuara.