BEFASON KURTI, THOT SE KOSOVA MUND TË JETË VENDI I RADHËS QË DO TË PËRBALLET ME AGRESIONIN RUS
Në një intervistë për The independent, Kurti ka theksuar se beson që me atë që po përballet sot Ukraina, Kosova është përballur me spastrimin etnik të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës në vitet e 90-ta.
“Ky invazion rus, ky agresion ushtarak nuk është më politik. Është gjenocid. Shihet qëllimi gjenocidal që rezulton në aspekte logjistike dhe demografike”, ka thënë Kurti.
“Kur shoh se çfarë po ndodh në Kiev, duket se kjo është një tjetër Sarajevë në përgatitje”, ka shtuar ai.
Kurti ka thënë Qeveria do që Kosova të anëtarësohet në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.
“Mendoj se Ballkani Perëndimor është në rrezik edhe më të madh se vendet baltike dhe Moldavia, sepse atje Rusia do të kishte ndarë një pjesë të forcës së saj ushtarake. Në rastin e Ballkanit Perëndimor nuk do të duhej ta bënte fare këtë, sepse Serbia mund të jetë vlerë e shtuar e agresionit të tyre ushtarak. Ne do të donim të anëtarësohemi në NATO sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Kurti.
“Gjithashtu insistoj që NATO të jetë shumë më vigjilente se sa është tashmë. Në Moskë kemi një udhëheqës të fuqishëm që po pakëson rrugët e tij të arratisjes”, ka shtuar ai.
“Ai nuk është një person që duket i gatshëm të bëjë paqe, përkundrazi do të bëjë përpjekje për zgjerim të luftës. Kjo është arsyeja pse jemi në rrezik”, ka potencuar Kurti.
Kurti është shprehur se, që nga fundi i vitit të kaluar, dukej se Serbia, si e “autorizuar” e Rusisë, ishte “gati për të sulmuar” në kufirin verior me Kosovën.
“Kur keni të bëni me Federatën Ruse dhe përfaqësuesit e saj në Ballkanin Perëndimor, mund të tronditeni, por asnjëherë të habiteni, sepse gjatë gjithë kohës ata ju japin prova dhe jo indikacione për sulmin e tyre të ardhshëm”, tha Kurti.
Kurti tha se kronikat e lajmeve që shfaqin liderin bjellorus Aleksander Lukashenko para një harte që gdhendte Ukrainën, të kujtonin drejtpërdrejt raportet e takimeve ndërmjet Vuçiç dhe presidentit rus Vladimir Putin.